Merr fund ëndrra evropiane e Feronikelit

Ka marrë fund ëndrra evropiane e kampionit të Kosovës, Feronikeli, për sezonin 2019/20.

Skuadra nga Drenasi është eliminuar nga Slovan Bratislava në rrethin e dytë kualifikues për Ligën e Evropës.

De Marco dhe Holam shënuan në “Fadil Vokrri” të martën për t’ia dhënë fitoren Slovanit 0 me 2. Sllovakët fituan edhe ndeshjen e parë dhe në rrethin e ardhshëm kualifikohen me rezultat të përgjithshëm 4 me 1.

loading…