Merr fund ankthi, ja se ku u rrëzua raketa kineze

Rënia e pakontrolluar e raketës hapësinore kineze Long March 5B kishte krijuar ankth dhe shqetesim tek disa vende ne rajone te ndryshme te botes.

Fakti qe pjesa e mbetur e raketes peshonte 20 tone kishte krijuar frike per pasoja te mundshe pas hyrjes ne atmosferen e tokës.

Fatmiresisht me hyrjen në atmosferë shumica e mbetjetjeve të raketes u dogjën dhe rënia e tyre në Oqeanin Indian nuk solli asnjë problem.

Konkretisht mbetjet ranë në perendim të ishujve Maldive.

Autoritetet kineze bënë të ditur se rënia e pjesëve të raketës mëngjesin e kësaj të diele nuk krijoi asnjë shqetësim serioz.

Italia ishte në alarm gjithë natën dhe mbrojtja civile ishte në punë nga frika e rënies së raketës më të madhe kineze në këtë vend sikurse i njejti shqetesim ishte edhe per Shqipërinë.