Merr flakë trafo e energjisë elektrike në Bardhosh

Një trafo ka marrë flakë në orët e vona të së martës në Prishtinë, saktësisht në fshatin Bardhosh.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga ky moment ku shihet flaka në krye të trafos.

Kujtojmë se energjia elektrike ka shkaktuar mjaft debate kohëve të fundit në vend, pasi që pritet të ketë rritje të çmimeve për shkak të importit të madh të energjisë elektrike që bëhet në Kosovë.