Në fshatin Dobrajë e Madhe në Lipjan është djegur një shtallë ku si pasojë dy persona janë lënduar dhe është djegur një lopë.
Pas trajtimit në spital të lënduarit janë liruar në shtëpi, ndërsa policia po merret me rastin.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se për shkaqe të pa njohura është përfshirë nga zjarri një shtallë e bagëtive, ku është djegur një kafshë (lopë). Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar edhe dy meshkuj kosovarë, të cilët pas marrjes se ndihmës së parë së QKMF Lipjan janë liruar në shtëpi”, thuhet në raportin e policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë nësitet policore, eksperti i zjarreve, njësiti i KEDS-it, inspektori komunal dhe veterinari.







