Merr djalin në shpinë gjatë prezantimit të buletinit meteorologjik (VIDEO)

Një gjë e veçantë ndodhi në Minesota (SHBA): Susie Martin, e cila punon për shërbimin meteorologjik Praedictix, vendosi të marrë djalin e saj gjatë kohës që duhej të punonte.

Meteorologia, në fakt, ka njoftuar buletinin kombëtar me fëmijën e saj mbi shpatullat, të mbështetur nga një bartës i foshnjës.

“Është jashtëzakonisht çliruese që të jem në gjendje të mbaj djalin tim gjatë kryerjes së detyrave të tjera,” shkroi ajo në blogun e kompanisë Praedictix, transmeton “Shqip”. Gruaja bëri këtë gjest për të festuar “javën e fëmijërisë” dhe u vlerësua nga shumë përdorues të internetit, të cilët ndanë videon e “buletinit të posaçëm”.

Kompania meteorologjike, duke postuar videon në llogarinë e tyre të Twitter bëri shaka duke shkruar: “Parashikimi ynë kombëtar sot u njoftua nga meteorologia @smartinWX dhe nga një mysafir i veçantë. Për fat të keq, asistenti po flinte në vendin e punës. Kërkojmë ndjesë për këtë të papritur”.

https://www.youtube.com/watch?v=kaAEWlqpkz0