Mero Baze krahason Albin Kurtin me Hitlerin, Musolinin e Titon!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka mundësi që të përjashtoi Albin Kurtin dhe 46 deputetë të tjerë, nga e drejta për të kandiduar, pas verifikimit që i bëri listave të paraqitura nga partitë politike.

E analisti nga Shqipëria, Mero Baze ka thënë se krejt kjo është rezultat i një padie nga vetë partia e Albin Kurtit, shkruan Ballkani.info.

Ai e ka cilësuar shqetësuese deklaratën e Kurit pas vendimit të KGJK e Kushtetueses, derisa ka shtuar se është pikërisht një deklaratë e liderit të VV-së që ngjallë frikë.

“Institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit të vetëdijësuar si asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës dhe jo t’i vihen përballë atij”, tha Kurti pas kërkesës së KQZ në drejtim të KGJK-së.

Baze e quan deklaratën e tij se “institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit” të ngjashme me çdo deklaratë dhe arsyetim të komunistëve ose fashistëve, që nga Musolini e Hitleri, deri tek Enver Hoxha dhe Tito, që sipas tij shikonin si problem në marrjen e plotë të pushtetit, institucione të tilla si Gjykatat, Parlamenti, Banka Qëndrore, apo çdo institucion tjetër që duhet të ruajë balancat në një shtet./Ballkani.info/