Merkeli e zemëruar dhe e trishtuar për trazirat në SHBA

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur zemërimin dhe dëshpërimin me ngjarjet e të mërkurës, ku protestuesit pro-Trump janë futur në Kongres, në tentim për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Katër persona kanë vdekur si pasojë e këtyre trazirave në Washington, njëra prej tyre pasi është qëlluar me armë zjarri.

“Ne të gjithë kemi pamjet shqetësuese të futjes në Kongresin e SHBA-së dhe këto pamje më kanë zemëruar dhe më kanë trishtuar. Mëkat se që nga nëntori presidenti Trump nuk e ka pranuar humbjen dhe nuk e pranoi edhe dje”, ka thënë Merkel.

Kongresi pas vonesave të shumta në orët e hershme të së enjtes ka certifikuar fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet e SHBA-së. Biden do të inaugurohet më 20 janar.