Merkel: Zemra ime rrah për këtë rajon, mbështes nismën për bashkëpunim rajonal

Kancelarja gjermane Angela Merkel në konferencën për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se mbështet nismën për bashkëpunim rajonal.

Në lidhje me takimet e udhëheqësit e rajonit, Merkel tha se shumëçka ka ndryshuar në raportet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Jam e bindur që në këndvështrimin gjeo-strategjik, Gjermania e Bashkimi Evropian ka një interes të vetin në anëtarësimin në BE por sigurisht është diçka tjetër procesi i bashkëpunimit në nivel rajonal, një ide që është pranuar nga BE apo këndvështrimi gjerman. Nëse ju takoheni është e drejta juaj dhe unë këtë e përshëndes shprehimisht dhe shpresoj shumë që të vijoni në këtë drejtim. Zemra ime rrah për këtë rajon. Unë përshëndes dhe projektin e Tregut të Përbashkët Rajonal me katër marrëveshjet. Jo të gjithë janë duke bashkëpunuar, disa janë brenda zbatimit, disa janë duke u menduar t’i bashkohen, por sa më shumë të bashkohen, aq më i fuqishëm do të jetë Procesi i Berlinit”, tha Merkel.

Ajo ka nxitur për më shumë bashkëpunim rajonal, duke thënë se këtë do ta përsërisë edhe në takimet bilaterale.

Ndërsa Rama ka thënë se kancelarja Merkel është mike e shqiptarëve dhe se Procesi i Berlinit i nisura nga ajo është një projekt largpamës.

Tema e vizitë së kancelares Merkel në Tiranë është bashkëpunimi rajonal dhe kryesisht jetësimi i Tregut të Përbashkët Rajonal, nismë kjo në kuadër të Procesit të Berlinit. /KP