Samiti është shënjuar deri më tani nga tensionet mes aleatëve. Shkëmbime të zjarrta pati mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij francez Emanuel Macron.

Një vëmendje të madhe në Samit ka marrë edhe gruaja e “hekurt” e Europës. Angela Merkel është fotografuar teksa shkëmben puthje dhe përqafime me liderët botërore.

Por, nuk kishte si të shpëtonte syrit të fotografëve, një moment mes saj dhe liderit turk Erdogan. Nuk dihet me kë e kishte Merkel, por kancelarja gjermane ka ngritur grushtin si për të dëshmuar forcën.