Merkel ndryshe nga Macron, vendos flamurin e Kosovës në prapavijë

Sotë në orën 10 e 30 është mbajtur Samiti virutal i Parisit i iniciuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Në këtë Samit kanë marrë pjesë  edhe dy përfaqësuesit e BE’së, Josep Borell, dhe Mirsolav Lajcak.

Ajo që ka ra në sy gjatë këtij Samiti, ka qenë paraqitja e liderëve.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në paraqitjen  saj në këtë Samit, pas shpinës së saj, krahas flamurit të Gjermanisë, ka vendosur edhe atë të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshe ka vepruar Macron, i cili në prapavijë  ka vendosur vetëm flamurin e Francës dhe të Bashkimit Evropian.

Vuçiq ndërkohë ka vendosur vetëm flamurin e Serbisë, derisa kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vendosur flamurin e Republikës së Kosovës dhe atë të Bashkimit Evropian.

Temë kryesore e këtij Samiti ka qenë dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Hoti i ka bërë të qarta parimet me të cilat Kosova bëhet pjesë e tryezës së negociatave. Ai ka thënë se territori dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës janë të paprekshme. Ka kërkuar zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe gjithashtu ka kërkuar drejtësi për viktimat e dhunës të çfarëdo forme që shteti serb ka ushtruar gjatë luftës në Kosovës.

Gjithashtu kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se marrëveshja finale duhet të ketë rezultat njohjen reciproke dhe sigurimin e ulëses për Kosovën në OKB.

Këto parime ndërkohë nuk i kanë pëlqyer fare presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, i cili i ka quajtur edhe si ultimatume të Kosovës.