Merkel i jep ultimatum Vuçiqit për Kosovën: Serbia do të ndëshkohet keq!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka dhënë ultimatum presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që ta pranojë qëndrimin gjerman për çështjen e zgjidhjes së problemit me Kosovën, përndryshe Serbia do të ndëshkohet keq.

Sipas Espreso.rs, pas këtij qëndrimi edhe Vuçiq tashmë deklaron se s’ka asgjë sa i përket idesë për korrigjim të kufijve.

“Nuk ka asgjë nga korrigjimi i kufirit sepse nuk kishte njerëz të guximshëm dhe racional që t’i kuptonin interesat serbe. Nuk jam në favor të Pavarësisë së Kosovës brenda kufijve aktual, që i ka njohur Rada Trajkoviq dhe Angela Merkel. Por idetë e mia kanë dështuar se populli ynë mendonte ndryshe bashkë me shumicën e botës”, ka thënë Vuçiq.

Ndërsa Merkel e ka përsëritur disa herë se korrigjimi i kufirit dhe ndarja e Kosovës nuk janë opsione të cilat i mbështet Berlini zyrtar.

Ky qëndrim i saj nuk ka devijuar edhe përkundër faktit se nga disa shtete ka pasur zëra që kanë mundur të interpretohen si përkrahës të një ideje për korrigjim të kufijve.

loading…