Angela Merkel

Merkel: Ende nuk është zbardhur asgjë rreth vrasjes së gazetarit Khashoggi

Prej disa ditësh zhdukja, e vrasja e dyshuar e gazetarit saudit Jamal Khashoggi është kthyer në çështje globale, ku nuk kanë munguar kërcënimet për masa ndaj Arabisë Saudite nëse kjo e fundit është e lidhur me rastin.

Së fundmi ka qenë kancelarja gjermane, Angela Merkel, që ka reaguar në lidhjen me çështjen që mund të çojë në një konflikt të ri diplomatik mes Lindjes së Mesmes dhe Perëndimit.

“Ende nuk është zbardhur asgjë. Sigurisht që kërkojmë zbardhjen e plotë”, ka deklaruar ajo, duke lënë të kuptohet se kërkon më tepër kohë para se të marrë një pozicion për këtë çështje.