Video

Meriton Mjekiqi përmend Cllevion në Big Brother – i tërhiqet vërejtja nga ‘Vëllai i Madh’

Meriton Mjekiqi ka qenë ndër emrat më të komentuar në Big Brother VIP Albania 3.

Duke qenë se ishte në nominim, ai ishte shumë i përfshirë në debate e polemika me banorët e tjerë.

Moderatori nga Kosova ka pasur përplasje me shumë konkurrentë, kryesisht me Ledjonën dhe me Erjolën.

Në një bisedë me Ilnisën, Meritoni ka përmendur një emër personazhi të njohur të TikTok siç është Cllevio.

Derisa po fliste për të duke thënë se ka qenë në një emision të tij, atij iu tërhoq vërejtja nga ‘Vëllai i Madh’.

Foto: Screenshot/YouTube

“Meriton, kujdes mikrofonin”, dëgjohet duke thënë në sfond.

Theksojmë se për të shtunën në nominim janë të gjithë meshkujt e shtëpisë, nga një zgjedhje e Sara Gjordenit përmes ‘Kutisë së Pandorës’. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube