Meriton Mjekiqi ka lansuar këngën e dytë nga albumi i tij i ri.

Banori i Big Brother VIP Albania 3 këtë herë solli një bashkëpunim me reperin Majk.

Këtë duet zgjodhi ta publikojë pikërisht për Ditën e të Dashuruarve (14 shkurt).

Kjo është e dyta këngë nga albumi, pasi të parën “Firmato” e lansoi në duet me Bardhin.

Të dy po vazhdojnë qëndrimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.Ata po pëlqehen nga publiku dhe janë protagonistë kryesorë në çdo debat. /Telegrafi/