BBVA3

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli martohen në Big Brother – çifti shkëmbejnë puthje në buzë

Një dasmë e improvizuar është organizuar në Big Brother VIP Albania 3.

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në ambientet e shtëpisë së famshme.

Çifti u celebrua nga banori Graciano Tagani, teksa pas në fund shkëmbyen edhe puthje në buzë.

Foto: Screenshot/Facebook

Ata u duartrokitën nga konkurrentët e tjerë duke krijuar kështu një atmosferë të mrekullueshme.

Për të kënduar në dasmën e tyre e ftuar është ish-banorja, artistja Valbona Mema.

Foto: Screenshot/Facebook

Atmosfera veçse ka filluar dhe të njëjtit po argëtohen me këngë të ndryshme.

Dasma u organizua në nder të 104 vjetorit të Tiranës dhe për këtë u zgjodhën projekte tiranase. 

Foto: Screenshot/Facebook