Dy futbollistë që janë prodhim i Superligës së Kosovës, po kalojnë në formë fantastike te klubet e tyre.

Muharrem Jashari në 19 takime në Superligën e Ukrainës me klubin e tij LNZ Cherkasy, ka shënuar 5 gola dha ka dhuruar 5 asistime

Kurse, Meriton Korenica në 28 takime ka shënuar 6 gola dha ka dhuruar 4 asistime në Superligën rumune për CFR Cluj.

Duke e parë formën që po kalojnë vështirë që do të qëndrojnë gjatë te këto klube.