Një anëtar i grupit “Marakli t’kerreve” në Facebook, ka bërë apel që mërgimtarët të cilët po vijnë nga shtetet perëndimore në Kosovë, të kenë kujdes në Merdare, pasi dikush i ka thyer xhamin e veturës dhe i ka vjedhur një çantë me ari dhe dokumente.

Festat e fundvitit po sjellin mërgimtarët në Kosovë dhe pse në numër më të kufizuar se vitet e kaluar. Krejt kjo si shkak i pandemisë COVID-19.

Një mërgimtarë i cili ka qenë duke ardhur nga një shtet perëndimor e ka pësuar në kufirin e Merdares, pasi atje dikush i ka thyer xhamin e veturës dhe i ka vjedhur çantën me ari dhe dokumente.

Ai ka bërë apel që të gjithë që kalojnë nëpër këtë pikë kufitare të kenë kujdes.

Postimi është bërë publik në grupin “Marakli t’kerreve”.