Mërgimtari nga Amerika: Nuk paguaj taksa në Kosovë, a është e moralshme të vendos kush do ta udhëheqë vendin që nuk ia jap asnjë cent

Një mërgimtar që jeton në Amerikë thotë se ai dhe disa bashkatdhetarët e tij në diasporë nuk kanë të drejtë morale të votojnë në Kosovë.

Kjo sipas tij, ngase ka prej tyre që nuk paguajnë asnjë cent taksë.

Përmes një reagimi të publikuar në rrjete sociale ai shkruan se është shpërngulur në SHBA qysh në moshë të re, ku edhe u rrit e u aftësua.

Ai shprehet se nuk është e moralshme për të që të vendos se kush do të udhëheqë vendin e varfër të cilit nuk ia ka dhënë asnjë cent.

“Jam lindur në Kosovë, prandaj jam edhe qytetar i këtij vendi. Që prej se mbaj një pasaportë të këtij vendi, unë mund të votoj për të gjitha zgjedhjet. U shpërngula në SHBA para se të rritesha dhe të isha i aftë për punë që të paguaj ndonjë taksë për qeverinë”, ka shkruar ai.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një përqindje e konsiderueshme e votuesve të regjistruar për zgjedhjet e ardhshme banojnë jashtë Kosovës (shumica jetojnë në vendet e zhvilluara të BE-së dhe SHBA-së) dhe nuk paguajnë asnjë cent për Qeverinë e Kosovës. Paga minimale në Kosovë është më pak se 500 euro në muaj”.

“Është e moralshme për mua që të vendos se kush do të udhëheqë vendin e varfër të cilit s’ia kam dhënë asnjë cent taksë dhe s’e kam vizituar për një dekadë?

Madje, ai ka cituar edhe një thënie që përdoret në SHBA.

“Ne në SHBA i themi jo përfaqësimit pa paguar taksa”, shkruan ai.