Mërgimtari godet një këmbësore në Prishtinë

Një mërgimtar e ka goditur me veturë një këmbësore tek Fakulteti i Edukimit në Prishtinë.

Një lexues ka dërguar fotografi të aksidentit, ku shihen disa qytetarë të mbledhur në vendin e ngjarjes.

Lexuesi thotë se vetura me targa të huaja e ka aksidentuar këmbësoren në zebra.

Gazeta Express ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por të njëjtit thanë se ende nuk kanë informacione për një aksident të tillë.