Mërgimtari e merr me sportivitet, tregon si e thirr vëllain pas fjalëve të Valon Sylës

Për dallim prej mërgimtarit nga Zvicra që e rrahu gazetarin Valon Syla në mes të ditës pse i quajti mërgimtarët gërrnaqa, një mërgimtar tjetër nga ky shtet e ka marrë me sportivitet këtë deklaratë të Sylës.

Bëhet fjalë për Bujar Mulin. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Muli ka treguar se vëllau i tij e ka regjistruar numrin e tij në telefon si “Gërnaqi Zvicër”.

Tutje, Muli me shaka ka shkruar se kurdo që do të takohet me Sylën do t’ia jap tre çapraza kokës.

Ndryshe, të martën në mes të ditës në një rrugë në kryeqytet, gazetari Valon Syla është sulmuar nga një mërgimtar.

I njëjti është arrestuar dhe ndaj tij Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit prej një muaji.