Mërgimtarët nisin të kthehen, kjo është gjendja në kufij

Mërgimtarit kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë pasi kanë kaluar festat e fundvitit në Kosovë.

Fluksi në kufi ka filluar të shtohet në dalje të Kosovës, ndërsa pikat më të ngarkuara aktualisht janë ajo në Merdare, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Medare pritjet për të dal nga Kosova shkon deri në 30 minuta, te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë deri në 20 minuta.

Kujtojmë se në prag të festave të fundvitit mërgimtarët kanë pritur deri në 6 orë për të hyrë në Kosovë, ndërsa sipas autoriteteve afro 130 mijë mërgimtarë kanë ardhur vetëm përmes kufijve tokësor gjatë muajit dhjetor.