Mërgimtarët kosovarë ndalen në Kroaci për t’i qerasur dhe falënderuar Policinë dhe Mjekët që ndihmuan në tragjedinë me autobus

Policia dhe shteti kroat kanë bërë gjithçka të mundshme në tragjedinë e autobusit që po udhëtonte nga Gjermania në Kosovë, ku mbeten të vdekur 10 persona.

Ata kanë qenë në gatishmëri gjatë gjithë kohës deri në kthimin e të gjallëve dhe të vdekurve në tokën e Kosovës.

Në shenjë falënderimi, disa mërgimtarë janë ndalur dhe kanë qerasur me pije dhe i kanë falënderuar Policinë dhe Mjekët në Kroaci.

“Nje super Gjest nga kta Maraklit te Cilet udhtuan neper Kroaci , jan ndalue ne gjdo pik te policis dhe ambulances i kan qarrosur me pije dhe kaffe si shej Falenderimi ndaj Neve shqiptarve ne fatkeqsin e autobusit qe ndodhi javen ekalume”, thuhet në një postim të publikuar në grupin Marakli t’kerreve.