Mergim Lushtaku i bën bashkë priftin me hoxhë në Klinë

Mergim Lushtaku, deputet i PDK-së, ka publikuar një foto bashkë me një prift dhe hoxhë. Këtë e ka bërë në qytetin e Klinës, i cili është i përbërë nga katolikë e myslimanë.

“Një kafe e mëngjesit me prijësit fetarë në Klinë, Don Lorenc Sopi dhe Hoxhë Blerim Musliu”, ka shkruar Lushtaku, i cili është deputeti i tretë më i votuar në PDK.

Aktualisht qyteti i Klinës udhëhiqet prej AAK’së derisa në dy mandatet tjera ishte në pushtet PDK’ja.