Deputeti i PDK-së

Mërgim Lushtaku e quan Dimal Bashën “papagall të Dejona Mihalit”

Mërgim Lushtaku, deputet i Kuvendit të Kosovës, i ka reaguar Dimal Bashës, deputet i LVV-së, i cili ia përmendi privatizimin e pronave nga ana e Sami Lushtakut, nënkryetar i Skenderajt, njëherit baba i deputetit Lushtaku.

Sipas Lushtakut, zgjedhjet janë afër, pasi tashmë ka propagandë ndaj Lushtakëve.

Në fjalën e tij, Lushtaku e ka quajtur Bashën papagall të Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve në VV.

“Unë nuk dua të lëshohem në polemika të papagajve të Dejona Mihalit, pasi është fyerje për besimin dhe vlerësimin e qytetarëve ndaj familjes time” – deklaroi ai, ndërsa Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, i ndërhyri duke i kërkuar të mos përmendte kafshë e shpezë në referim ndaj deputetëve.