Merdare/ Dy orë e gjysmë pritja për ta kaluar kufirin

Pika e Kalimit Kufitar në Merdare edhe sot është e ngarkuar nga fluksi i mërgimtarëve që po kthehen në vendet ku jetojnë.

Deri në dy orë e gjysmë është pritja në dalje ndërsa në pikat tjera nuk ka fluks.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se kolona e automjeteve në Merdare është 200 metra e gjatë, por pritja për ta kaluar kufirin është deri 150 minuta.