Mercedes zbulon çmimin e A-Class Sedan (FOTO)

Një makinë e kompanisë Mercedes-Benz jo domosdoshmërisht predestinohet të jetë i lirë. Megjithatë, sedani A-Class siç duket do të radhitet në mesin e makinave luksoze me një çmim më të përballueshëm.

Mercedes-Benz A220 i vitit 2019 pritet të kushtojë 32.5000 dollarë.

Përcaktimit të çmimit të këtij modelit të Mercedesit po cilësohet sipas ekspertëve si proporcional me rivalin e tij më të afërt, sedanin Audi A3 dhe ngjashmëritë nuk përfundojnë këtu.

Që të dy makinat posedojnë turbo 2.0 litra në rrotat e përparme përmes transmisionëve me ndërrues shpejtësish prej 7 opsionesh.

Ndërkohë që përveç çmimit, kompania më herët ka lansuar edhe disa fotografi të cilat tregojnë se si do të duket makina.