Mercedes tregon pjesë të makinës që e prezanton së shpejti

Ky sedan elektrik, pritet të jetë konkurrent i fuqishëm në treg

Javën që vjen, Mercedes e prezanton VISION EQS, që është makina e re elektrike, e cila vjen pas EQC SUV dhe furgoni EQV, që së shpejti hyn në prodhim.

Para se ta shfaqë në tërësi, këtë model që është i ngjashëm me S-Class dhe do të rivalizojë me sedanin elektrik Porsche Taycan, Mercedes ka treguar disa pjesë të kësaj makine.

“Bukuri që zgjatë, e cila do ju pëlqejë. Detajet e para, të versionit të luksit të qëndrueshëm. Mercedes-Benz VISION EQS tërësisht elektrik, shfaqet më dhjetë shtator” thuhet shkurt krahas imazheve të shpërndara.

Në fotografi shfaqet grilli i ri Panamericana, por nuk shihen edhe dritat, në mënyrë që të bëhet krahasimin me modelet tjera nga kjo linjë, që është shumë e mirë.

loading…