Mercedes-AMG prezanton motorin më të fuqishëm 4-cilindrash

Mercedes-AMG ka prezantuar motorin e ri të fuqishëm benzinë 2.0-litër Turbo me katër cilindra, i cili fshihet prapa etiketës “M 139” dhe është me kapacitet prej 421 kuajfuqi. Ky motor është më i fuqishëm se motorët e ngjashëm të konkurrentëve të tjerë.

Kompania, po ashtu, njofton se motori i ri do të montohet me duar, si tradicionalisht, dhe për fillim do të ketë elemente më të fundit të modelit më të fuqishëm A-Class.

Motori i ri i AMG-së me etiketën “M 139” do të jetë i kombinuar me modelin A45 S dhe do të jetë me kapacitet prej 421 kuajfuqi, ndërsa pa shkronjën “S” do të ofrojë “vetëm” 387 kuajfuqi.

Pas modelit Mercedes-AMG A45 (S), i cili së shpejti do të prezantohet, motori i ri “M 139” (që peshon 160.5 kilogramë) do të instalohet në disa modele me yllin tre-cepësh, në mesin e të cilëve do të jenë edhe modelet e paralajmëruara së fundmi – CLA A45 dhe GLB 45.