Mercedes-AMG GLB 35 filloi testimin në pistë

Tani që crossoveri GLB është prezantuar, e kemi edhe versionin AMG

Kompania gjermane, që ditë më parë prezantoi modelin GLB me 221 kuaj fuqi, nuk do të vonojë për ta sjellë edhe një version më të fuqishëm.

Ata që duan shpejtësi më të madhe, të presin Mercedes-AMG GLB 35 që ka filluar testimin në pistën e Nurburgringut të Gjermanisë. Shtresa e kamuflazhit nuk ka mundur t’ia fsheh format agresive, ai dhe grillin me hapje gjigante, për më shumë aerodinamikë.

Si pjesë e përditësimeve, do të ketë edhe sistem të ri pezullimi dhe frena më të fortë, për ta ndaluar këtë makinë të shpejtë. Meqenëse e ka platformën e A-Class, pritet që të ketë motorin me 2.0 litra, ndërsa të prodhojë deri në 300 kuaj fuqi.

Derisa është parë pjesa e jashtme e këtij Mercedes-AMG GLB 35, nuk ka mundur të shihet edhe enterieri, ku pritet të ketë disa ndryshime për ta modernizuar.