Mercedes-AMG G63 i ri, rezistent ndaj plumbave dhe eksplozivëve (FOTO)

Posedimi i një veture siç është Mercedes-AMG G63, për shumë njerëz mund të jetë vetëm ëndërr, sidomos për një të veçantë.

Kompania Inkas, e njohur për prodhimin e automjeteve të blinduara siç është Superior dhe Sentry MPV, këtë G63 e ka shndërruar në një SUV rezistent ndaj plumbave, transmeton Koha.net. Tani, ky G63 i blinduar mund të përballojë kushtet më të këqija në rrugë por edhe të mbrojë pasagjerët nga ndonjë sulm i dhunshëm.

Modeli i ri quhet Inkas Armored G-Wagon dhe duket sikur një AMG G63 normal, por është i përforcuar me material të përbërë i cili e bën atë të përballueshëm ndaj municioneve si dhe ndonjë eksplozivi.

Më saktësisht, mund të mbrojë pasagjerët nga sulmet me armë të cilat përdorin municion të kalibrit 7.62, si dhe nga eksplodimi i njëpasnjëshëm i dy granatave DM51. Ky model është prodhuar në mënyrë që të përmbushë standardin balistik CEN 1063 BR6.

Sa për të krahasuar, Rezvani Tank Military Edition plotëson standardin balistik BR7 por dallimi mes këtyre dy modeleve është shumë i vogël.

Gjithashtu, ky model i Inkasit edhe kabinën e ka të mbrojtur, xhamat anti-plumb, baterinë e mbrojtur dhe modulin e kontrollit, amortizatorët e përforcuar, sistemin i cili mundëson lëvizjen e veturës në rast të shtënieje në goma, si dhe sistemin e sigurisë me qasje nga pjesa e përparme e kabinës.

Nëse të gjitha këto nuk janë të mjaftueshme për dikë, atëherë mund të porositet edhe sistemin anti-zjarr dhe një sërë pajisjesh tjera shtesë për siguri.

Sa i përket çmimit, Inkas Armored G-Wagon kushton rreth 1 milion euro.