“Meqë nuk të eci…” Arjan Konomi dëshiron ta “rehatojë” Mevlanin

Arjan Konomi dhe Mevlan Shaba duket se kanë ruajtur shoqërinë e tyre edhe jashtë programit.

Opinionisti i njohur ngacmon shpesh ish-konkurrentin në rrjete sociale duke i përmendur femrat me të cilat ka dalë në program dhe ‘’dështimin’’ e tij për të dalë i ‘’përputhur’’ me ndonjërën.

Së fundmi Arjani ka publikuar një fotografi nga pushimet e tij në Karaibe dhe nuk mungoi një koment nga Mevlani.

“Byrazer’’ qenke bo kolumbian’’, i ka shkruar ish-konkurrenti por përgjigja e Arjanit ishte ajo që shkaktoi shumë të qeshura.

’Meqë s’të eci me të bardha po të gjej një me ngjyrë këtej o mavri’’, ia ktheu opinionisti.