mënyra

Mënyrat natyrale se si ta rregulloni sistemin tretës

Nëse jeni duke u përballur me irritim të zorrëve, gazra apo dhimbje të sistemit tretës, ekzistojnë disa mënyra natyrale, të cilat ju ndihmojnë t’i zgjidhni këto probleme:

Hani brenda dy orëve pasi jeni zgjuar– konsumimi i ushqimeve në mëngjes e stimulon përgjigjen gastro-kolike, të zorrëve dhe lukthit. Si rezultat ky mekanizëm e pastron dhe e stimulon lukthin dhe zorrët të punojnë më mirë. Përgjigja gastro-kolike është aktive vetëm në mëngjes, përkatësisht brenda 3 orëve pasi jeni zgjuar, kështu nëse nuk e stimuloni në këtë pjesë të ditës, atëherë ajo nuk do të jetë aktive gjatë ditës.

Reduktoni kafeinën– nëse ballafaqoheni me shtrëngim dhe dhimbje në lukth, atëherë duhet ta reduktoni kafenë. Sipas ekspertëve edhe ëmbëltuesit artificialë shkaktojnë gazra, bllokim dhe diarre.

Uluni drejt në tavolinë– ulja në pozitë jo adekuate të trupit bën që graviteti të mos jetë në anën tuaj, dhe kështu të përballeni me tretje jo të mirë të ushqimit. Kështu që, filloni të uleni drejt kur hani si dhe mos hani në vende të papërshtatshme.

Konsumoni limon dhe xhinxher– konsumoni një një gotë ujë të ngrohtë me limon dhe xhinxher për ta përmirësuar konstipacionin dhe gazrat.

Ekspertët propozojnë gjithashtu që të bëni 30 kombinime të ushqimeve gjatë javës për t’i dhënë larmi mikrobiomës së sistemit tretës, të konsumoni kivi, jogurt, çajra bimorë dhe mos hani para se të flini.