Përgatitet shpejt dhe është shumë e shijshme

Ju mund ta përdorni bukën e vjetër në shumë mënyra, më shpesh si bazë për sandviçë të nxehtë. Por ka shumë mënyra më interesante.

Si ju duket një tortë e shijshme me proshutë, kastravec, djathë dhe rigon? Dhe nga lart – kikirikë.

Provojeni dhe shikoni vetë! – transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 1 bukë bajat apo bukë e prerë,
– 300 – 400 gramë ajkë të thartë,
– një tufë e vogël fletësh majdanozi,
– pak rigon,
– 3 thelpinj hudhre,
– 1 copë djathë rreth 100 gramë,
– 150 gramë proshutë,
– 1 kastravec,
– pak kikirikë të grirë.

Përgatitja:

Në ajkë të thartë shtoni majdanozin e grirë, hudhrën, rigonin dhe djathin dhe të gjitha përzieni mirë. Ajkën mund ta zëvendësoni me djathë të butë.Reklamahttps://cea496f014cf4ecabcf4c5004cf6330c.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Në një tepsi të rrumbullakët apo katrore vendosni letër për pjekje dhe në të radhisni fetat e bukës, hiqjani koren, përdorni vetëm tulin.

Lyeni me ajkë të thartë dhe rendisni proshutën. Sipër vendosni sërish ajkë, bukë, ajkë, kastravecët e vegjël të prerë, ajkë, proshutë, ajkë, bukë.

Mbuloni me folie të tejdukshme dhe lërini të ftohen 2 – 3 orë apo gjatë gjithë natës.

E kthejmë në një tepsi, e mbulojmë me ajkë dhe e spërkasim me kikirikë të grirë.