Kaloritë

Mënyra e thjeshtë për ta gatuar orizin që t’i përgjysmoni kaloritë

Orizi është një nga produktet kryesore të shumë kuzhinave botërore, dhe është karburanti i cili i mban të gjallë studentët e universitetit!

Por, ndonëse orizi është i lirë dhe i lehtë për t’u përgatitur, me vete ai bart një problem – orizi nuk është edhe aq i mirë për vijën e trupit, transmeton Telegrafi.

Në fakt, një gotë me oriz përmban rreth 240 kalori të cilat shumë shpejt mund të konvertohen në dhjam nëse nuk i digjni.

Por, hulumtuesit në Shri Lanka kanë zbuluar në mënyrë të thjeshtë të gatimit të orizit që ndikon në përgjysmimin e kalorive deri në 50%, e gjithashtu sjell disa përfitime të rëndësishme shëndetësore.

Pasi ta mësoni këtë metodë, ju më kurrë nuk do ta gatuani orizin në ndonjë mënyrë tjetër!

Sipas studimit të vitit 2015, gjithçka çfarë ju nevojitet është ta keni një tenxhere me ujë të vluar, por para se t’ia shtoni orizin, fillimisht shtoni vaj kokosi rreth 3% të peshës së orizit që do t’ia shtoni.

Pra, për një gotë oriz, ju paraprakisht hidhni në ujë të vluar një lugë gjelle me vaj kokosi.

Pastaj e lini të ftohet në frigorifer për rreth 12 orë. Për ta ngrënë, thjesht e futni në mikrovalë dhe e shihni se keni oriz më të mirë për ju!