Mënyra e pazakontë se si ky person i vodhi 125 mijë dollarë

Një person është maskuar si një punëtor i ‘FedEx’, kompani që bën transferimin e produkteve të blera ‘online’, për të vjedhur një shumë parash prej 125 mijë dollarë.

Ngjarja ka ndodhur në Nju Jork të SHBA-ve, gjersa pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë së shtëpisë (CCTV), e më pas janë publikuar në tabloidin ‘Daily Mail’.

Në pamjet e mundësuara nga CCTV mund të shihet hajduti i maskuar me uniformë të punëtorit të ‘FedEx’. Më pas, ai troket derën, duke hyrë në shtëpi me pretekstin se ka një pako për të dërguar.

Bashkëpunëtori i tij, i maskuar në të njëjtën formë, vazhdon dhe e ndjekë atë, për t’i lidhur familjarët e shtëpisë me litar.

Në kërkim e sipër, ai gjen një sef të mbushur me para dhe stoli, me vlerë prej 125 mijë dollarësh. Kësisoj, që të dy dalin nga shtëpia duke vjedhur pasurinë, pa shkaktuar ndonjë lëndim tek anëtarët e familjes së shtëpisë.

Ndiqeni videon e mëposhtme për ta parë momentin e sipër-përmendur.

loading…