Menopauza e meshkujve do t’jua shpifë – por mund t’ia dilni mbanë!

Le të flasim për menopauzën te meshkujt. Po pra, mirë e lexuat – për menopauzën e meshkujve. Ju me siguri do të mendoni, “A është menopauza diçka që vetëm gratë e përjetojnë”? Jo në të vërtetë.

Ndonëse nuk është një diagnozë legjitime në botën shëndetësore, burrat mund të kalojnë nëpër një version të menopauzës që është e ngjashme me atë që e përjetojnë gratë, transmeton Telegrafi.

Çka është menopauza e meshkujve?

“Në termat teknikë, nuk ka menopauzë tek meshkujt, por janë disa ndryshime specifike që ndodhinë në moshën 45 vjeçare dhe me tej që janë një pamje e turbullt çka gratë kalojnë”, thotë Dr. Damian Sendler, ekspert në seksologji.

Për gratë, kontrolli kryesor vjen nga niveli i estrogjenit, i cili pëson ulje pas moshës 45 vjeçare, eventualisht zvogëlohet shumë në moshën 55 vjeçare,” shpjegon ai.

“Simptomat janë djersitja, kualiteti i ulët i lëkurës, tharjet vagjinale dhe ulja e libidosë. Simptoma të ngjashme paraqiten tek burrat, po jo aq dramatike sa paraqiten tek gratë.

Cilat janë simptomat e menopauzës së burrave

Fatkeqësisht, “menopauza e burrave” mund të shpie deri te problemet në shtrat dhe në një pamje të kompromentuar.

“Burrat humbin flokët, kanë vështirësi në të urinuar dhe kanë më shumë gjasa të kenë kancer të prostatës, kualiteti i lëkurës bie, dhe burrat janë më të prirë të duken të lodhur”, thotë Sendler. Ata gjithashtu priren të kenë ulje në fuqinë fizike dhe në performancë seksuale.

Si mund të trajtohet menopauza te meshkujt?

Lajmi i mirë: Ju mund t’i trajtoni vazhdimisht ose t’i minimizoni simptomat e menopauzës tek meshkujt. Trajtimet më të zakonshme janë të zvogëlojnë madhësinë e prostatës përmes medikamenteve siç janë inhibitorët 5-alpha-reductase, çka i lejojnë muskujt e prostatës të ulen, thotë Sendler.

Disa njerëz që përjetojnë vështirësi në shtrat e lypin kurën në suplementet e ereksionit, siç është viagra, por sigurohuni që të jeni konsultuar me profesionistë shëndetësorë para se ta merrni këtë rrugë. Me të vërtetë.

Ju me siguri do të mendoni ta rrisni aktivitetin fizik. “Unë ju rekomandoj ushtrime fizike për ta rritur fuqinë fizike dhe qëndrueshmërinë, kështu që performancat seksuale janë duke vazhduar” thotë Sendler. Kjo do të thotë të ecni më shumë ose edhe të dilni për vrapim. Ushtrimet Kegel nuk janë të dhimbshme, gjithashtu.