Albumi

Menjëherë pas njoftimit të Mozzik për albumin e ri, Loredana bëri veprimin e papritur

Loredana Zefi e bëri veprimin që nuk pritej.

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, së fundmi e ka paralajmëruar albumin e tij.

Pak pasi ai e bëri një postim në Instagram lidhur me këtë, ishte Loredana ajo e cila tregoi se po menon për një album të dytë.

Me foton e fundit në ‘Instagram’, reperja e njohur, Loredana ka treguar se si po e kalon fundjavën së bashku me të voglën e saj, Hanën. Ajo ka publikuar një foto ku duket se po shijon natyrën së bashku me vajzën. “Hana më pyeti: Kur do të dalë albumi i dytë mami?”, ka shkruar reperja krah postimit të fundit ku shfaqet e veshur me një veshje sportive në ngjyrë jeshile dhe Hana e ulur pranë saj.