Menjëherë pas ndarjes, Kylie shumë pranë Tyga-s (FOTO)

Së fundmi, bota mësoi lajmin më të bujshëm të momentit; Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë vendosur të bëjnë një pauzë në lidhjen e tyre.

Fill pas ndarjes në fjalë, showbiz- i botëror pësoi një tjetër goditje: 22-vjeçarja është fotografuar fare pranë studios së regjistrimit ku ndodhej ish-i i saj, reperi Tyga. Në ç’orë? Pak pas orës dy të mëngjesit!

Rastësi ose jo, Kylie festoi përgjatë gjithë mbrëmjes së djeshme me mikeshat e saj në Delilah, në Hollywood- in perëndimor dhe më pas shkoi në Sunset Marquis, ku Tyga gjendej pikërisht në studion e regjistrimit të hotelit.

Teksa ende nuk dihet ç’do të ndodhë mes yllit të “Keeping Up With The Kardashans” dhe reperi Travis Scott ju kujtojmë se dyshja jetoi një romancë 2-vjeçare. Përsa i përket shkakut të ndarjes, sipas E!News, “Kylie donte të rrinte në shtëpi me Travis dhe vajzën e tyre Stormi më shumë se çdo gjë në botë. Por tani, prioritetet e tyre janë të ndryshme. Travis është i zënë me karrierën dhe punën e tij dhe është e vështirë për të të vinte çdo natë në shtëpi për të qëndruar me familjen dhe të vinte Stormin në gjumë. Kjo e bëri Kylie-n të pasigurt dhe me ankth”.