Mëngjesin e nis me lot në sy, Dagz ka një mesazh nga jashtë për Einxhel

Einxhelit i ka munguar partneri i saj në shtëpinë e “Big Brother”.

Dagz u eliminua mbrëmë, gjë për të cilën u përlot moderatorja.

Ndërsa, sot ajo ka nisur mëngjesin e përlotur sepse ditë më parë është zgjuar në përqafimin e të dashurit të saj.

Dagzi i ka dërguar një mesazh nga jashtë duke i thënë se është me të. “Unë jam me ty”, shkroi Dagz në një postim në Instagram ku shihet imazhi i Einxhelit duke qarë në shtrat dhe mban afër vetes bluzën që fansat ua dërguan.

Theksojmë se, Einxhel dhe Dagz janë çifti i dytë brenda shtëpisë pas Beatrix dhe Donaldit.