Menduh Vlashi, kryetar i AAK-së në Han të Elezit

Në kuadër të konsolidimit të degëve të Aleancës, pas kërkesës për lirim të kryetarit të deritashëm të degës në Han të Elezit, Zaim Bela, Kuvendi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në degën e Hanit të Elezit, ka zgjedhur sot kryetarin e ri të degës, Menduh Vlashi.

Sipas AAK-së, të pranishmit kanë falënderuar ish kryetarin Zaim Bela për aktivitetin e kontributin e tij shumëvjeçar, njëherit kanë ofruar përkrahje e mbështetje për kryetarin e sapozgjedhur.