“Mendova se të nesërmen do përfundoja në arkivol”, producenti zbulon kur puthi aksidentalisht Beyonce në sy të Jay-Z

Producenti i njohur, Benny Blanco ka rrëfyer një ngjarje të pazakontë që i kishte ndodhur me një prej çifteve më të famshme në botë.

Benny Blanco është një producent i njohur, i cili së fundmi ka rrëfyer një ngjarje të pazakontë që i ka ndodhur me një pre çifteve më të famshme në botë.

33-vjeçari ka zbuluar se gjatë një qëndrimi në shtëpinë e dy këngëtarëve me famë botërore, Beyonces dhe Jay-Z, në Hamptons, kishte ndodhur diçka e papritur.

“Mendova se të nesërmen do përfundoja në

Producenti, emri i vërtetë i të cilit është Bejamin Levin, ka puthur aksidentalisht në buzë Beyoncen dhe kjo kishte ndodhur në sytë e bashkëshortit të saj, Jay-Z.

“Daily Mail” shkruan se Blanco ka treguar se qëllimi ishte që të puthte këngëtaren në faqe për t’i thënë natën e mirë derisa po largohej nga shtëpia e tyre, mirëpo e kishte puthur në buzë pa dashje.

33-vjeçari ka treguar gjithashtu se ishte ndierë sikur do të vdiste në ato momente dhe se të nesërmen do të përfundonte në arkivol, pasi ishte frikësuar edhe nga reagimi i Jay-Z.

“Mendova se të nesërmen do përfundoja në

Por kjo “frikë” i ishte larguar kur ka dëgjuar Jay-Z duke thënë “Në rregull vëlla, shihemi nesër”, ka shpjeguar Benny.

Benny ka shtuar duke qeshur se në atë moment e kishte kuptuar se askush nuk e kishte vërejtur se çfarë kishte ndodhur, madje as Beyonce.