“Mendova se nuk do jem gjallë më”, rrëfimi i Fjolla Morinës për ditët në burg

Këngëtarja, Fjolla Morina, është pa dyshim njëra nga personazhet më të përfolura të showbizit shqiptar gjatë vitit 2021.

Ajo përfundoi në burg dhe ky ishte top-lajmi i showbizit për shumë kohë.

Pas daljes nga burgu, këngëtarja ka folur në hollësi për herë të parë në një intervistë.

Në intervistën në T7, këngëtarja Morina ka thënë se ajo ishte periudha më e vështirë të jetës së saj dhe se shumë shpesh kishte menduar se nuk do t’ia dalë.

“Burgun e kam përjetuar shumë rëndë, kam menduar se do të ndodhë diçka shumë e keqe me mua, isha në pikën zero dhe përfundova te psikiatri”, ka rrëfyer pos tjerash këngëtarja.