Video

Mendoi se kishte hasur në borë, shoferi rus shtyp një grua me veturë

Një incident bizar ka ndodhur në qytetin rus Zelenodolsk, ku një grua është shtypur dy herë me veturë.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet sesi gruaja qëndron prapa veturës së parkuar, e shoferi që ishe brenda në vend që të lëviz përpara – fillon të ec mbrapa, duke i dhënë gaz mjetit motorik.

Shoferi duke menduar se ka hasur në borë, i jepte gaz dhe më pas lëvizi para – për të tentuar sërish të kalojë “pengesën”.

Kur gruaja tentoi të ngritet në këmbë, vetura e shtypi sërish – duke kaluar sipër saj dhe futur nën borë.

E krejt në fund shoferi e kupton se diçka nuk është në rregull, dhe doli jashtë për të parë se në çfarë kishte “hasur”.

Kur mësoi se bëhet fjalë për një grua të moshuar, e ndihmoi të ngritet në këmbë për ta dërguar më pas me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

U konstatua se gruaja mrekullisht shpëtoi pa as më të voglin lëndim në trup. E shoferi që besohet të jetë 64-vjeç kishte një Ford Kuga, që nuk kishte arritur ta sheh këmbësoren pas veturës, transmeton Telegrafi.

Autoritetet kanë filluar hetimet lidhur me incidentin duke bërë të ditur se bëhet fjalë për një shofer me përvojë, por që gjatë dy viteve të fundit është dënuar pesë herë për shkelje të ndryshme në trafik.