Menaxheri i estradës, Jetmir Agaj, feston për Ushtrinë duke shtënë me revole (VIDEO)

Formimi i Ushtrisë së Kosovës i ka gëzuar pa masë qytetarët e Kosovës. Ky vendim është përjetuar si përmbyllje e shtetësisë së Kosovës.

Ka qenë edhe këngëtarët dhe artistët që i janë gazuar Ushtrisë.

Njëri nder ta është edhe menaxheri i njohur i estradës, Jetmir Agaj.

Ai i është gazuar Ushtrisë në një mënyrë më ndryshe, shkruan Ballkani.info.

Ai nga vendlindja e tij në Deçan e ka shprehur gëzimin duke shtënë me revole në ajër.

Agaj është edhe nip i dëshmorit të Baballoqit, Zenun Mataj.