Menaxheri i doli pozitiv në Covid-19: Ky është reagimi i Getoarit

Dekorim Sahiti ditë më parë konfirmoi se është prekur me koronavirus.

Menaxheri i BabaStars përmes rrjeteve sociale kishte njftuar se doli pozitiv me COVID-19.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe i pari i BabaStars, Getoar Selimi i cili ndau një foto të Dekorit nga një intervistë që dha së fundi.

“Jo virus, po s’ka sen qe na nal. I fort osht Dekori”, janë fjalët e Getit sipër fotos së tij.

Kujtojmë se Getoar Selimi së fundi ka konfirmuar bashkëpunimin me Majk dhe premton të jetë kolonë zanore e kësaj vere.