Menaxheri i Babastars shpreh ngushëllime për vdekjen e Sefa Kaya (FOTO)

Menaxheri i labelit Babastars, njëherish edhe pronar i ‘Zone Club’ në Prishtinë, Dekorim Sahiti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shokut të tij, menaxherit të reperit Azet, Sefa Kaya i cili vdiq mëngjesin e sotëm pas një aksidenti me veturë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se Sefa Kaya është vetaksidentuar në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, shkruan Ballkani.info.

Sipas informacioneve, Sefa ka kaluar natën në ‘Zone Club’, ndërsa pasi është larguar prej aty ka ndodhur edhe ngjarja shokuese.

“Ah Sefa, sa momente të mira patëm bashkë… Shokues lajmi për vdekjen tënde, kom me t’kujtu me shumë mall shoku jem”, ka shkruar Dekori në Instastory, përcjell Ballkani.info.

Kujtojmë se Sefa Kaya ka qenë më herët edhe menaxher i reperit Mozzik dhe Loredana Zefit. /Ballkani.info