Memli tregon për kë do votonte në VV: Glauk Konjufca, Vasfije Krasniqi, Shqipe Selimi…

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pasur para vetes zgjedhjen e 5-shes që do donte të ishin në Kuvend, për secilen parti.

Në listën e VV-së, ai ka vendosur emra të rinj përveç Glauk Konjufcës, transmeton Ballkani.info

Të dytën ai e zgjodhi aderimin e ri të VV-së, Vasfije Krasniqin, për të cilën më herët tha se një marrëveshje mes saj dhe PDK-së ishte thuajse e kryer, por që në momentin e fundit ajo u shkoi në drejtim të VV-së.

Krasniqi preferon ta shoh para 106 kandidatëve të tjerë të VV-së në Kuvend, gruan e “10-shit”, Shqipe Selimin.

Dy zgjedhjet e fundit të ish-deputetit janë, gruaja e artistit të ndjerë, Adem Mikullovci, Lumnija dhe aktoren e famshme, Adriana Matoshin.