Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK, Memli Krasniqi, ka thënë sot në seancë se kryeparlamentarja Vjosa Osmani gaboi që e transmetoi videoklipin “baresha” të këngëtares së ndjerë Nexhmije Pagarusha, pasi që, ajo sa ishte gjallë ka kërkuar që ky videoklip të mos transmetohen.

“Ju e nderuat me një këngë që ajo nuk ka dashur që të transmetohet. Në mars të vitit 2012 ka kërkuar publikisht edhe nga televizionet që të mos transmetohet videoklipi i asaj kënge. Është dashur që dikush nga kabineti juaj të ju njoftojë”, ka thënë Krasniqi.

Duke u munduar të dalë kreative, kryeparlamentarja Vjosa Osmani ia huqi sot në seancën plenare ku transmetoi videoklipin e këngës “baresha” të këngëtares tashmë të ndjerë Nexhmije Pagarusha, e cila sa ishte gjallë kishte kërkuar që ky klip i saj të mos transmetohet dhe kjo kërkesë ishte mirëkuptuar nga gjitha televizionet dhe institucionet deri sot në Kuvend.

Këngëtarja tashmë e ndjerë Nexhmije Pagarusha në vitin 2012 kishte kërkuar që asnjë medium e asnjë institucion mos ta transmetojë videoklipin e këngës “baresha”.

“Kam shkuar në televizione dhe kam kërkuar që të mos transmetohet dhe kanë pasur mirëkuptim”, kishte thënë Pagarusha.

Këngëtarja tashmë e ndjerë Nexhmije Pagarusha në vitin 2012 kishte kërkuar që asnjë medium e asnjë institucion mos ta transmetojë videoklipin e këngës “baresha”.

Kujtojmë se Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta më 7 shkurt të këtij viti.