Memli Krasniqi: S’kemi hequr dorë nga rezoluta për dialogun

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se si pozitë nuk do të heqin dorë deri në harmonizimin për një rezolutë.

Ai e ka parë si mundësi edhe rezolutën e PSD-së për të gjetur një bazë për rezolutën e dialogut.Tutje ai u shpreh se opozita edhe vetë e ka të paqartë se çka po do, por gjithashtu sipas tij, kanë edhe dallime brenda partiake.

Ai u shpreh se është e rëndësishme që të tejkalohen inatet personale dhe veprimet politike për konsum ditor.