Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Kaçaniku mbetet bastioni i pathyeshëm i PDK-së, duke dëshmuar për 26 vite me radhë se fjala e dhënë ka vlerë vetëm kur mbahet.
Ai ka vlerësuar lart punën e ish-kryetarit Besim Ilazi, i cili sipas tij e ka udhëhequr komunën me dinjitet dhe sot po i hap rrugë një pasardhësi të denjë – kandidatit për kryetar, Sabedin Vishi.
“Sabedini, si profesor dhe përfaqësues i qytetarëve, vjen si kandidat i përgatitur me vizion, energji dhe përvojë për një të ardhme edhe më të mirë. Ai është PDK, është numri 191 dhe është garancia që Kaçaniku do të ecë më shpejt e më sigurt drejt zhvillimit – sepse fjala e mbajtur është fuqia jonë!”, ka thënë Krasniqi.







